Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane është një parajsë në malin Pllana pranë kryeqytetit. Besohet se manastiri i shenjtë u themelua gjatë sundimit të mbretit Samoil në fund të shekullit të dhjetë. Sipas një legjende, gjatë gjuetisë në zonë, Samoili vrau një dre, i cili derdhi lot të mëdhenj para se të vdiste. Mbreti u emocionua aq shumë sa urdhëroi të ndërtohej një manastir në këtë vend për nder të Shën Kryeengjëllit Mihaill, i njohur si mbrojtës i shpirtrave dhe luftëtar kundër së keqes.
Në ditët e sotme kompleksi përfshin një kishë, kishat e vogla "Fjetja e Hyjlindëses Mëri " dhe "Shën Ivan Rillski", si dhe ndërtesa banimi dhe fermash. Në vitin 2000, në oborrin e tij u ndërtua një kambanore. "Shën Kryeengjëlli Mihaill" ruan relike unike që lidhen me epokën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393) dhe Mbretin Ivan Shishman - sundimtari i fundit bullgar para rënies së Bullgarisë nën sundimin osman.
Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” afër fshatit Kokaljane ka dy festa tempulli - më 8 nëntor festohet Dita e Shën Kryeengjëllit Mihaill, dhe më 15 gusht - Dita e Nënës së Shenjtë të Zotit. Manastiri është shpallur monument kulture.
Më shumë hollësi për këtë vend të shenjtë, të zhytur në histori dhe legjenda,mund të lexoni në artikullin “Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaQë prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..