Në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore “Flagey” në Bruksel, u dorëzua Çmimi Evropian për Letërsi - 2021. Fituesi bullgar i çmimit prestigjioz është shkrimtari Georgi Bërdarov.
Në vitin 2015 ai fitoi çmimin e programit “Dorëshkrimi” në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe botoi romanin e tij të parë “Unë ende i numëroj ditët”. Romani i tij i dytë "Absolvo te" u botua në fund të vitit 2020 dhe fitoi vendet e para në libraritë bullgare. Juria bullgare për çmimin evropian e shpalli njëzëri fitues në muajin maj.
Në ceremoninë në Bruksel morën pjesë fitues të tjerë nga gjithsej 13 vende. Në skenë, Bërdarov lexoi një fragment nga libri dhe iu bashkua një debati me autorë të tjerë fitues të çmimeve.Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve..