“Shpendët - të dërguarit qiellor ose çfarë?” - kështu quhet ekspozita udhëtuese e Muzeut Historik në Pomorie, e cila prezanton mistikën dhe traditat e lidhura me përfytyrimet për shpendët që nga lashtësia deri në ditët tona.
Që nga fillimi i muajit nëntor deri në marsin e vitit 2022, ekspozita është për vizitë në Sallën e gurtë të Kompleksit Arkitekturor “Pallati” në qytetin Ballçik, ku tanimë po shkakton një interes të madh mes publikut të shumtë në numër. Në qendër të sallës për ekspozitë është e vendosur një shatorre, ka dhe një kostum shamani me një kurorë prej puplave të palloit, të cilin mund ta veshë secili.
Në lashtësi shpendët janë konsideruar si drejtuesit e shpirtrave njerëzorë në botën e përtejme. Vizitorët mund ta shikojnë të mumifikuar në mënyrë natyrale të ashtuquajturin shpend të vogël me një sqep masiv, që gjendet në tumulin “Kozareva Mogilla” nga mijëvjeçari i 5 përpara lindjes së Krishtit në bashkinë Pomorie, ose kopje të gjelave qeramike, të gjendura gjatë gërmimeve të nekropolit nga periudha e shekujve 5-4 përpara Krishtit në Apolonia /Sozopoli i sotëm/, si dhe gërmime të tjera mistike, të lidhura me përfytyrimet e njerëzve për shpendët në trojet tona.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...