Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Glluhar njerëzit janë të lodhur nga zgjedhjet, por votojnë me shpresën se do të kthehen të rinjtë nga jashtë

Mbi 1/3 prej banorëve të fshatit janë jashtë vendit

Foto: Ilijana Tipova

Njerëzit në fshatin e vogël Glluhar (Bullgari Jugore) kanë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj zgjedhjeve të ardhshme, të tretat për këtë vit. Por ata nuk besojnë se ndryshimi për një jetë më të mirë varet nga ato. Të gjithë janë të mendimit se vendimet politike merren në Sofje dhe gabimet atje reflektojnë mbi ta me forcë të plotë. Fshatarët e kuptojnë se problemi më i madh i shkaktuar nga egoizmi i politikanëve, për të cilët njerëzit mbeten gjithmonë në plan të dytë, është varfëria dhe fakti që shumica e fëmijëve të tyre nuk janë në fshat. Ata kanë shkuar jashtë shtetit për të nxjerrë bukën e gojës.

Glluhar është një nga fshatrat e zhvilluara në rajonin e Kërxhalit, që gjendet vetëm 6 km në jug të qytetit Kërxhali. Në fshat ka një shkollë, bibliotekë, dyqan, farmaci, ndërtesë administrative dhe hekurudhë. Shumica e banorëve të tij janë myslimanë. Gjatë vitit 2010 në Glluhar u ndërtua një xhami me donacione nga firma nga Kërxhali dhe venadsit.

Pavarësisht avantazheve të një jetese të mirë në këtë fshat malor, njerëzit vazhdojnë të shkojnë jashtë vendit, tha për BNR Kërxhali, kryebashkiaku Erkan Jusein, i cili është në krye të administratës së fshatit Glluhar tashmë katër mandate.

“Rreth 750 persona janë me qëndrim të përhershëm në Glluhar. Kemi mbi 2100 adresa të përhershme, por shumica jetojnë jashtë vendit. Zakonisht në verë popullsia në fshat shtohet në 1200, 1300 banorë. Glluhar është një vend i këndshëm për të jetuar, mund të thuhet se është ndër më të mirat në zonë. Pothuajse të gjitha rrugët janë të asfaltuara. Problemi ynë kryesor është migrimi i njerëzve. Më kujtohet në vitin 2007, kur u bëra kryetar bashkie, shiheshin vetëm 15 llamba. Aktualisht janë 366. Por atëherë vetëm ata që kishin të drejtën e votës ishin 720 veta dhe tani ky është numri total i banorëve të fshatit. Ky problem nuk është vetëm për Bashkinë e Kërxhalit, por për të gjithë Bullgarinë – nuk ka njerëz, ata largohen”.

Erkan Jusein

Banorët e fshatit Glluhar thonë se nuk e kanë pasur të vështirë të votojnë me makinë në korrik dhe nuk shqetësohen për votën e sotme. Ata tashmë janë lodhur nga zgjedhjet, por nuk do të refuzojnë të shkojnë në zgjedhje, sepse ndoshta këtë herë politikanët në Sofje do të merren vesh dhe do të formojnë një qeveri të re. Banorët e fshatit nuk kanë pushuar së besuari se do të shfaqet një forcë që do ta bëjë Bullgarinë një vend më të mirë për të jetuar. Dhe meqenëse sot vota është 2 në 1 - ja se si e përfytyrojnë banorët e Glluharit presidentin e ardhshëm të Bullgarisë:

“Një bashkues i kombit, por dyshoj se do të mund të formojnë një qeveri. Megjithatë shpresoj të ketë një qeveri dhe të përmirësohet situata, sepse tani, me qeveritë e përkohshme, është më e vështirë. Do të votoj me shpresën që të kemi një qeveri të fortë për të rregulluar ekonominë, të rinjtë të mos ikin jashtë dhe të stabilizojnë ekonominë bullgare”, tha një nga 1900 personat në listat e zgjedhësve të fshatit.

Një banore e fshatit të vogël shtoi:

“Njerëzit u lodhën nga votimet, por unë mendoj se të gjithë duhet të votojnë për një të ardhme më të mirë, për ditë më të mira. Sepse nëse vazhdojmë me zgjedhje çdo 3-4 muaj do ta falimentojmë shtetin. Gjithçka ka të bëjë me paratë tona. Këtë herë po votojmë në të njëjtën ditë për parlamentin dhe presidentin, zgjedhjet do të jenë pak më të komplikuara dhe njerëzit ka gjasa të ngatërrohen. Por ne votojmë me shpresë – që njerëzit të mbeten këtu, të mos ikin nga vendi dhe të rinjtë të kthehen një ditë në Glluhar”.

Përpiloi: Gergana Mançeva /sipas reportazhit të Ilijana Tipovës dhe Bozhidar Çollakovit, BNR Kërxhali/

Përgatit në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ilijana Tipova, Bozhidar Çollakov, Facebook / @GluharKoyu, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD