Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ia dorëzuan flamurin kombëtar ekspeditës së 30-të bullgare në Antarktidë

Foto: BGNES

Në një ceremoni Presidenti ia dorëzoi flamurin kombëtar ekspeditës së 30-të kombëtare në Antarktidë. “Askush nuk dyshon më se vëzhgimet dhe kërkimet shkencore në Antarktidë janë çelësi i ekologjisë, luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe zbulimit të sekreteve të planetit tonë. Bullgaria renditet ndër shtetet polare dhe po vazhdon të ruajë vendin e saj të autoritetshëm në hartën botërore të arritjeve shkencore”, tha Radev.

Udhëheqësi i ekspeditës Prof. Hristo Pimpirev u përgjigj se ata janë krenarë që zhvillojnë një shkencë avangarde dhe bëjnë zbulime që i përkasin mbarë njerëzimit. Në sezonin e ri do të ndërtohet një laborator i ri për të punuar në kushte më moderne, shtoi shkencëtari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-09-22 7.15.MD

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD