Më 24 nëntor të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Katerinën. Katerina, e cila jetoi në shekullin e tretë në Aleksandri, mbeti në histori si një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Sipas legjendës, ajo ishte një mbrojtëse e flaktë e të krishterëve para perandorit dhe ai urdhëroi burgosjen e saj. Atje, Katerina arriti të bindë të gjithë njerëzit që e vizituan për ta pranuar fenë e krishterë, prandaj u dënua me vdekje. Vajza 18 vjeçe duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë kokën e Katerinës. Edhe deri më sot rrota me thumba mbetet simboli kryesor në imazhet e shenjtores.
Sipas traditës bullgare, Shën Katerina nderohet si mbrojtëse e nënave. Në disa vise të vendit tonë besohet se ajo i mbron fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht nga fruthi. Më shumë hollësi për besimet e lidhura me Shën Katerina në trojet tona mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë “Besime dhe rituale kushtuar festës së Shën Ekaterinës”.Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..
Në vitin 2025 shënohen 80 vjet nga bombardimi atomik mbi qytetin japonez Hiroshima. Sipas traditës, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit, çdo vit më 6 gusht shoqëria bullgare ka mundësi të shohë një relikte unike – “Guri nga Hiroshima”. Ai..
Më 6 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të Zotit – Shpërfytyrimin e Zotit tonë Jezu Krisht. Kjo festë lidhet me një nga ngjarjet më të rëndësishme ungjillore – shfaqjen e Jezu Krishtit në lavdinë e Tij qiellore..