Pas festës së Epifanisë, ose Ditës së Ujit të Bekuar dhe larjes rituale të burrave, seria e zakoneve të janarit po vazhdon me festimin e Ditës së Ivanit më 7 janar. Në kalendarin e kishës, kjo është dita e Joan Pararendësit e Pagëzorit, i cili pagëzoi Jezusin në ujërat e shenjta të lumit Jordan.
Festa kombëtare i kushtohet kumbarisë dhe vëllazërimitdhe natyrisht të gjithë atyre që mbajnë emrat Ivan, Ivanka etj. Ritualet lidhen përsëri me fuqinë pastruese të ujit të shenjtëruar të Epifanisë.Të rinjtë i lajnë vajzat duke i spërkatur me ujë ose duke tentuar t'i hedhin befasisht në lumë. Ky është shkas për shumë të qeshura dhe shaka. Në Ditën e Ivanit (Ivanovden) lahen edhe gratë e martuara, vajzat e fejuara dhe natyrisht ata që festojnë ditën e emrit. Në disa krahina kolendarët ende e lajnë udhëheqësin e tyre, dhe kështu riti i tyre misterioz konsiderohet i përfunduar plotësisht. Nga ana e tij, udhëheqësi e fton grupin e kolendarëve në një tryezë festive.
Sipas zakonit, në këtë ditë kumbarët lajnë në mënyrë rituale çiftin e ri, të cilin e kanë martuar një vit më parë, dhe në mbrëmje të martuarit duhet të vizitojnë shtëpinë e tyre, duke sjellë verë, bukë, mish të pjekur etj. Më pas përfundon zyrtarisht heshtja rituale (e ashtuquajtura “goveene”) në shenjë respekti të nuses përballë kumbarit, i nderuar si mbrojtës i familjes së re. Familjet e martuara prej vitesh gjithashtu tregojnë respektin e tyre për kumbarët.
Një pjesë e pandashme e gëzimit të Festës së Ivanit është vallja festive, e cila mbledh të rinjtë e të moshuarit.
Më pas është Dita e Gjyshes (Babinden), e cila në folklor është riti i fundit nga të gjitha zakonet që lidhen me larjen rituale.Ditët e Pista kanë përfunduar, që do të thotë se mund të fillojnë fejesat dhe dasmat, të cilat lejohen deri në fillim të Kreshmës së Pashkëve.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFoto: BGNES, arkiv
Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit dashuror dhe martesor. Në të marrin pjesë vajza mbi 16 vjeç, të quajtura llazarki. Ato shëtisin nëpër..
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) . Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..
Shkolla Kombëtare për Artet Folklorike "Filip Kutev" nuk është një shkollë e zakonshme, por një fabrikë e vërtetë për talente. Kjo është shkolla e parë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan për studimin profesional të folklorit. Ndodhet në zemër të..