Inflacioni është rreth normave mesatare evropiane. Jemi dy për qind mbi mesataren e BE-së. Presim që piku të jetë në muajin mars-prill, pas së cilës ai të fillojë të qetësohet. Atëherë çmimet e energjisë do të fillojnë të bien dhe ne do t'i afrohemi inflacionit mesatar evropian. Këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën “24 çasa” Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev. Pjesa më e madhe e inflacionit të vendit importohet sepse jemi të lidhur me euron, tha ministri.
Sipas Zëvendëskryeministrit, projektet e planifikuara për ndërtimin e urave të reja mbi Danub, tuneleve, autostradave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në 4 vitet në vijim janë të realizueshme dhe shteti do të mund të ndajë rreth 6 miliardë euro, së bashku me fondet e marra nga BE-ja.Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..
Perandoria Qiellore, "fabrika e botës" - kjo është Kina, ekonomia e dytë më e madhe në shkallë globale. Vendi aziatik po punon në mënyrë aktive për të zgjeruar ndikimin e tij ekonomik në të gjithë botën dhe apoteoza e këtyre përpjekjeve është..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare -..