Një projekt i përbashkët i BNT dhe UNESKO-s do të promovojë trashëgiminë kulturore bullgare në 5 gjuhë. Qyteti Nesebër do të promovohet fillimisht përmes një filmi nga fushata globale "50 të tjerat: Trashëgimia botërore si një burim qëndrueshmërie, humaniteti dhe inovacionesh". Filmi i televizionit publik do të bëhet me skenar dhe regji të udhëtarit Kitin Munoz. Do të ketë përkthim në spanjisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht dhe do të shpërndahet përmes kanaleve të komunikimit të UNESKO-s.Qyteti i vjetër i Nesebërit është trashëgimtar i qytetërimeve të lashta, ndërsa që prej 39 vitesh monumentet kulturore të qytetit u përfshinë në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore botërore.
Seria e filmave do të prezantojë 17 objekte të trashëgimisë materiale dhe jomateriale bullgare, të përfshira në listën e UNESKO-s.Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..