21 organizata bullgarësh nga 11 vende po aplikojnë për financim nga shteti bullgar për hapjen e shkollave të fundjavës jashtë vendit (të ashtuquajturat “shkolla të së dielës”). Shumica janë nga Britania e Madhe - 6, ka organizata nga Gjermania, Shqipëria, Italia, Spanja, Franca, Holanda, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur Ministria e Arsimit.
373 janë shkollat bullgare të së dielës gjatë vitit 2022. Atje mësojnë mbi 35 000 fëmijë në 43 vende në 6 kontinente. Në 12 vitet e fundit, numri i nxënësve në shkollat e së dielës është rritur pothuajse 10 herë. 7.5 milionë euro është buxheti i parashikuar nga shteti për shkollat e së dielës.
Për herë të parë këtë vit do të përgatiten programe trajnimi për fëmijët e moshës parashkollore në shkollat bullgare të së dielës dhe materialet përkatëse elektronike.Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..
Në jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit..