Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se 150 refugjatë nga Ukraina tashmë po mësojnë gjuhën bullgare

Foto: svishtov-info.net

Më shumë se 150 refugjatë ukrainas janë strehuar në qytetin Svishtov dhe kanë marrë strehim dhe ushqim falas. Rreth 130 prej tyre janë të akomoduar në dy baza komunale, ndërsa pjesa tjetër janë në konviktin e Akademisë Ekonomike në qytetin e Danubit.Prindërit dhe fëmijët janë kryesisht bullgarë besarabë, të cilët kanë mbërritur me autobus përmes Durankullakut dhe Urës së Danubit pranë Ruses.

Në qytetin Svishtov mund të hyhet edhe përmes Rumanisë me tragetin Svishtov-Zimniç, por në pikën kufitare nuk ka fluks refugjatësh.Qyteti i priti qytetarët ukrainas me lutje të deputetit ukrainas dhe kryetar të Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë Anton Kisse, e cila organizon transportin e refugjatëve.

Në qytetin Svishtov, jeta e re për refugjatët fillon me kurse për fëmijët dhe të moshuarit në gjuhën bullgare, të organizuara nga autoritetet bashkiake.


Kursi i përshpejtuar per njohuri bazë të gjuhës bullgare përfshin 14 tema,ku qëllimi është, që ata të cilët ikin nga lufta  të mundin më lehtë të përshtaten, të mund të bëjnë pazar, të mund të realizojnë një bisedë të thjeshtë me punëdhënësin e vet të ardhshëm, sqaron mësuesja në gjuhën bullgare të ukrainasve Galja Roshellova.

“Me ukrainasit, të cilët gjenden në qytetin Svishtov, do të punojmë çdo ditë, pa të shtunën dhe të dielën nga dy orë. Kam përgatitur një libër mësimor për të huaj, i cili fillon me temën elementare për njohjen, pason tema për familjen, për shtëpinë, për pazarin, komunikimin me miq të tjerë dhe punë”. Fillohet me alfabetin, kurse kush deri ku do të vazhdojë e vendos vetë kursisti - komenton Roshellova.

Mes nxënëseve të para, të cilat janë regjistruar për kursin e përshpejtuar falas në gjuhën bullgare është Maria Nejkova. Gruaja e re u gjend në qytetin Svishtov, duke kërkuar mbrojtje nga lufta. Ajo do që të rikujtojë gjuhën të cilën e ka mësuar si fëmijë, që të mund ta fillojë jetën e vet në Bullgari:

“Unë jam bullgare nga Ukraina. Në shkollë po kështu mësonim gjuhën bullgare, por kam harruar mjaft, sepse kjo ishte përpara shumë kohëve. Duam që ta njohim gjuhën më mirë, të mund të bisedojmë pa probleme, të komunikojmë me njerëzit, të mund të kuptohemi. Duam që të njihemi më mirë dhe të provojmë që të rregullohemi këtu. Bullgaria na pëlqen shumë.Është shumë e dashur për ne. Sikurse të kemi lindur këtu”.

Viktor dhe motra e tij Zhenja kanë ardhur në qytetin Svishtov me familjet e tyre dhe me fëmijët e vet, tani për tani nuk janë të qartë se si dhe ku do ta vazhdojnë jetën e tyre, por po kështu u ulën në bankë  për të mësuar gjuhën e të parëve të tyre.

“Ne jemi nga bullgarët besarabë. Këtu i solla dhe fëmijët. Shpresoj se do të fillojmë nga pak të kuptojmë, të bisedojmë  ashtu siç bisedoni ju. Akoma nuk po e di  se çfarë do të bëjmë. Do të shohim – na tregoi Viktor përpara korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare Zdravka Masljanova.


Mbi 50 janë fëmijët refugjatë ukrainas në qytetin Svishtov, të cilët, pasi prindërve t'u jepet statusi i refugjatit ose mbrojtja humanitare, do të regjistrohen në kopshte dhe shkolla. Prandaj fëmijët po kështu filluan  mësime të përditshme dy orësh në gjuhën bullgare.

Akoma nuk janë të shumtë punëdhënësit, të cilët u propozojnë pozita të punës qytetarëve ukrainas të ardhur, por nuk janë të shumtë dhe ata të cilët kanë rregulluar statusin e tyre humanitar këtu.

Autore: Zdravka Masljankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: svishtov.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD