Pas dy vitesh të kufizimeve dhe ndalesave për shkak të pandemisë, të zemëruar apo të heshtur para lajmeve trishtuese për luftën në Ukrainë, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për themelet tona shpirtërore. Dhe sikur më shumë se kurrë kuptojmë se sa të lidhur jemi të gjithë pavarësisht se në cilën pikë të planetit ndodhemi, cili është statusi ynë në shoqëri, a jemi besimtarë apo ateistë. Kështu janë “ngjyrosur” festat tona vitet e fundit dhe kështu kremtojmë Ungjillëzimin – ditën në të cilën Kryeengjëlli Gavrill i solli Virgjëreshës Mari lajmin e mirë se do të lindte Shpëtimtarin.
Kjo festë është një nga datat më të ndritshme dhe kremtohet nga të gjitha besimet kryesore të krishtera. Pranohet gjithashtu si Dita e Nënës dhe Amësisë. Ungjillëzimi është një rast tjetër për të hapur zemrat tona dhe për të treguar ndjeshmëri për jetimët, për të vuajturit dhe të varfrit, për njerëzit e detyruar të largohen nga atdheu. Në kishat ortodokse bullgare në këtë ditë këndohen tradicionalisht këngë për nder të Virgjëreshës Mari. Me lavdërim, mirënjohje dhe nderim për Nënën e Zotit, drejtohen lutje për shpëtim, për çlirim nga “të gjitha këshillat e të pabesëve”, për shëndet e begati, paqe dhe dashuri mes njerëzve.Në kalendarin folklorik bullgar Ungjillëzimi ka emrin Bllagovec dhe i kushtohet pranverës, me forcën e saj pastruese, ringjallëse dhe të pathyeshme për të triumfuar fillimin e ri. Të gjithë e dimë besimin se në këtë ditë qyqja lajmëron ardhjen e pranverës, se të gjithë duhet të jenë të ngopur dhe të kenë para në xhep, sepse rëndësi ka “si do të këndojë qyqja”.
Populli ynë besonte se në Bllagovec ariu zgjohet nga letargji dhe se gjarpërinjtë gjithashtu dalin nga vrimat e tyre. Deri më sot, në disa fshatra (dhe ata po bëhen gjithnjë e më shumë) rikrijohet xhiroja rituale e shtëpive dhe e oborreve. Pjesëmarrësit janë kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët tundin sende metalike për të trembur zvarranikët dhe dëmtuesit dhe thërrasin: “Ikni gjarpërinj dhe hardhucë, për të ardhur Bllagovec!” Mbeturinat e mbledhura nga pastrimi pranveror është zakon të hidhen herët në mëngjes Ditën Bllagovec. Ndizet një zjarr, të cilin të gjithë kërcejnë, duke u përpjekur të tymosin mirë këmbët e zbathura - besohet se kjo mbron nga kafshimet e gjarpërinjve gjatë verës.Në festë janë të përfshirë edhe gjuetarët e thesarit. Thuhet se në këtë ditë thesaret e varrosura lëshojnë një flakë blu. Kjo është arsyeja e shumë shakave me gjuetarët e thesarit.
Sërish në Bllagovec bletarët i lëshojnë bletët që mjalti të jetë i ëmbël. Dhe në tryezë duhet të ketë peshk, byrekë rituale dhe mjaltë.
Festojnë të gjithë që mbajnë emrat Bllaga, Bllago, Bllagovest, Blalgovesta, Bllagoj etj.
Gëzuar festën për të gjithë!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..