Më 1 prill, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë një koncert në sallën “Bëllgaria”. Programi përfshin vepra të kompozitorëve Igor Stravinski, Marin Goleminov dhe Eduard Elgar. Në Koncertin për Violonçel dhe Orkestër solist do të jetë Xhongheon Nam - fitues i konkursit të parë ndërkombëtar “Allegra” në qytetin Ruse në vitin 2021. Pjesë e çmimit të tij është ftesa e maestros Mark Kadin – Kryedirigjent i Orkestrës Simfonike të BNR-së dhe anëtar i jurisë prestigjioze.
Dirigjente e ftuar është Deljana Llazarova. Pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Vallëzimit “Dobrin Petkov” me violinë, ajo vazhdoi në Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e pedagogut të njohur të violinës, Kevork Mardirosjan. Mësoi edhe drejtim. Ajo pati mundësinë të studiojë me dirigjentë të mëdhenj si Bernard Heitink dha Paavo Jarvi. Për një periudhë jetonte në Cyrih, ku vazhdoi mësimin në klasën e maestros Johanes Shlefli. Aktualisht bullgarja punon edhe si asistente e Kristian Maçellaru në Orkestrën Kombëtare të Francës. Deljana po krijon një karrierë të suksesshme jashtë shtetit. Në skenën amtare më 1 prill do të debutojë si dirigjente.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaPas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar 2025.Ai fillon më 26 qershor nga Ruse(Bullgaria Verilindore), dhe finalja do të jetë më 8 tetor në..
Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..
Në fund të majit, këngëtarja britanike e operës Xhesika Leshnikov ishte në Bullgari për të marrë pjesë në paraqitjen e librit të parë biografik, kushtuar gjyshit të saj – këngëtarit dhe artistit bullgar Asparuh Leshnikov-Ari. Për Radio Bullgarinë,..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..