Një shkollë në Sofje po aplikon një strategji kurioze për të ndihmuar nxënësit të përshtaten me mjedisin shkollor pas dy viteve të vështira të pandemisë Covid-19. Katër qen të birësuar - Tulip, Alma, Mario dhe Jack, i kënaqën fëmijët në shkollën “Car Simeon” në rajonin Bankja dhe zgjuan emocione pozitive në zemrat e tyre.
Takime të tilla do të kenë një ndikim pozitiv në rezultatet e fëmijëve gjatë orës së mësimit. Një nga vizitat e ardhshme të planifikuara të “qenve të terapisë” do të jetë me theks të veçantë në ndërveprimin e tyre me fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.
Më 15 dhe 16 prill do të zhvillohet një Pazar i Bamirësisë me rastin e Pashkëve. Mjetet e mbledhura gjatë iniciativës do t'i dhurohen organizatës joqeveritare "Banda e viteve 1500", e cila prej 6 vitesh po përpiqet të ndryshojë jetën e miqve të tyre katërkëmbësh nga strehimoret në Sesllavci, Gorni Bogrov dhe Sllatina. Falë tyre, tashmë më shumë se 1500 kafshë kanë gjetur shtëpinë e tyre të re.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në "X" me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të Vatikanit dhe të bashkësisë..
Ndërkohë që para 20 vitesh në shkollën bullgare "Danubi" në Linz, Salzburg dhe Vels kishte vetëm 6 fëmijë, sot në tre filialet e saj shtatë mësues mësojnë 140 fëmijë. Ashtu si dhe qendra të tjera arsimore bullgare nëpër botë, edhe "Danubi" që nga..
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..