Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria është e gatshme të ndihmojë në transferimin e Zjarrit të Bekuar

| rinovuar më 22-04-14 3.12.MD
Mitropoliti Gavriil
Foto: BGNES

Qeveria bullgare është e gatshme të ndihmojë në transferimin e Zjarrit Bekuar nga qyteti i shenjtë i Jeruzalemit, duke siguruar një aeroplan qeveritar.Këtë e ka thënë Kryeministri Kiril Petkov në një letër drejtuar Patriarkut bullgar Neofit.Petkov thekson se bartja e Zjarrit të Bekuar nga Jeruzalemi është një traditë e mirë që nuk duhet të ndërpritet.

Më herët sot para Nova TV Mitropoliti i Lloveçit Gavriil tha se për shkak të masave për Covid në Izrael, Sinodi i Shenjtë nuk do të dërgojë një delegacion në Jerusalem për Zjarrin e Bekuar të Shtunën e Madhe. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme rekomandoi që qytetarët bullgarë të përmbahen nga udhëtimi në Izrael. Me hyrjen, të gjithë bëjnë një test të detyrueshëm PCR dhe presin 24 orë për karantinë derisa të merret një rezultat negativ. Gavriili shtoi se ka edhe arsye të tjera se pse delegacioni nuk mund të udhëtojë dhe një nga arsyet është lufta në Ukrainë. Mitropoliti shprehu keqardhje që Zjarri i Bekuar nuk do të vijë në Bullgari dhe shtoi se do të përdorë zjarrin e ruajtur të vitit të kaluar ose do ta marrim nga Zjarri i Greqisë dhe Rumanisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD