Parlamenti bullgar duhet të vendosë nëse vendi do të japë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në një këshill të koalicionit, partitë në pushtet diskutuan çështjen, por pas një takimi dy orësh, këshilli përfundoi pa një vendim konkret apo deklaratë të përgjithshme.
Para takimit, Lena Borisllavova, shefe e zyrës së kryeministrit Kirill Petkov, komentoi se nuk beson se koalicioni do të shpërbëhet për shkak të Ukrainës. Lidhur me fjalët e presidentit Rumen Radev se vendimmarrësit duhet të kenë parasysh sigurinë e bullgarëve, Borisllavova tha: "Konflikti është shumë afër kufijve të Polonisë dhe Rumanisë. Këto janë vende që dërgojnë ndihma ushtarake. Siguria e tyre kombëtare varet nga siguria kolektive e Evropës dhe NATO-s”.
Gjatë 24 orëve të fundit ushtria ukrainase zmbrapsi 12 sulme ruse në Donbas, veçanërisht luftime të rënda në Popasnaja, ku ushtria ruse po përpiqet të depërtojë për të rrethuar qytetin e Severnodoneckut, raportoi agjencia ukrainase UNIAN.
Sulmet ruse në Ukrainën lindore të martën vranë 21 civilë dhe plagosën akoma 27 , raportoi AFP. Ky është numri më i madh i viktimave për 24 orë për rreth një muaj, shkruan agjencia.Gjatë natës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, pak më të larta përgjatë bregdetit, ndërsa në Sofje rreth 6°. Të mërkurën..
Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me aktivitetet e George Sorosit dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre në territorin e..
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Dy punonjësit e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave", të cilët kërkuan ryshfet nga shoferët e kamionëve të huaj që transportonin pajisje..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa përgjatë bregdetit deri në 13°C. Në Sofje, mëngjesi do të jetë rreth 6°C...
Ministria e Turizmit mori pjesë në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit në Japoni - Tourism Expo Japan (TEJ), e cila u mbajt nga..