Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i Kryeministrit Kirill Petkov me transportuesit përfundoi me skandal

Magdalena Milltenova
Foto: BGNES

Me skandal përfundoi takimi i sotëm i Kryeministrit Kirill Petkov me përfaqësuesit e industrisë së transportit, të cilët u larguan nga takimi 40 minuta pas fillimit të bisedimeve. Tema e takimit ishte çmimi i karburanteve dhe masat e qeverisë kundër krizës.

“Kryeministri tha se në këtë sallë ai do të vendosë rregullat dhe ai do të thotë se çfarë po ndodh. Dhe nëse nuk na pëlqen ajo që thotë, ne mund të ngrihemi dhe të ikim – dhe ne pikërisht këtë e bëmë”, tha Magdalena Milltenova nga Bashkimi i Transportuesve të Autobusëve. Industria kërcënoi me protesta dhe bllokime të reja pas 10 majit.

Më pas, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Grozdan Karaxhov, i cili mori pjesë në takim, shpjegoi se tensioni u ngrit pas ndërprerjes disa herë të kryeministrit nga transportuesit dhe shprehu shpresën se do të ketë një takim të ri. Petkov refuzoi kërkesën për uljen e akcizës për karburantet, duke përmendur një direktivë evropiane, e cila megjithatë është e kontestuar nga transportuesit, të cilët cituojnë një letër nga Komisioni Evropian.

Në fund të prillit, transportuesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Financave Asen Vasilev, Ministrit Rajonal Grozdan Karaxhov dhe Ministrit të Transportit Nikollaj Sëbev për neglizhencën e problemeve në industri.

Pas takimit me transportuesit, filloi takimi i Kryeministrit Petkov me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave. Shkak për të janë gjithashtu çmimet e gazit natyror dhe energjisë elektrike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD