Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vitosha-Festë Pranverore” më 14 dhe 15 Maj

Foto: Facebook /Vitosha-Festë Pranverore

Zona e këmbësorëve përballë Muzeut Historik Kombëtar në rrëzë të malit Vitosha këtë të shtunë dhe të diel do të shndërrohet në një skenë të “Vitosha-Festë Pranverore”, si një kornizë plot ngjyra dhe aventura të Natës Evropiane të Muzeve në Sofje (që është më 14 maj). Me idenë e rajonit të kryeqytetit “Vitosha” nga ora 10.00 deri në orën 22.00 janë parashikuar veprimtari të larmishme dhe atraktive në të hapur për të rriturit dhe fëmijët. Do të vendosen sheshe sportive për llojet e ndryshme të sportit - fotboll, basketboll, pingpong, palestër dhe badminton. Adhuruesit e zanateve krijuese do të mund të shikojnë bizhuteri të punuara në dorë, rroba dhe suvenire. Klubi i hokejit “Levski-Sofja” do të bëjë demonstrim të hokejit me rrota, kurse miqtë e vegjël në ngjarjen e ditës së shtunë do të mund të shikojnë aktorët nga Teatri i Kukullave Male-male (Puppet Theatre Malle-malle)  me spektaklin e tyre “Gjyshi nxjerr një rrepë” dhe një shou me balona prej sapuni ditën e diel. Mes atraksioneve do të jenë dhe instruktorët në zumba nga e gjithë Sofja, të cilët do të organizojnë një zumba maratonë. Që të dyja mbrëmjet do të përfundojnë me shfaqje filmi në të hapur me një orë të fillimit 20.30.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD