Qeveria propozon kompensim 80% për çmimet e larta të energjisë elektrike në maj dhe qershor, për shumën mbi 100 euro për një megavat. Për gazin natyror kompensimi do të jetë 100% për rritjen në maj, njoftoi qeveria në një konferencë pas takimit me punëdhënësit dhe sindikatat. Kompensimi për biznesin do të automatizohet për muajin korrik dhe më tej. Kjo do të ndodhë edhe përmes ndryshimeve ligjore, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov.
Ne mbetemi gati për të protestuar, por tani protesta është e pabazë. Kërkesat e punëdhënësve për çmimin e energjisë i konsiderojmë të përmbushura, tha Vasill Velev, kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial.Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..