Gati 90 për qind e grurit, lulediellit dhe misrit të mbjellë në Bullgari janë nga varietetet hibride të importuara, megjithëse për bujqësinë bullgare këto janë tri kulturat më të rëndësishme. Në radhë të parë është gruri, si kultura më e përhapur në arë, e cila rritet në fushat e Bullgarisë së Veriut dhe Dobruxhës, në një sipërfaqe prej 10 deri në 12 milionë dynym. Pas tyre vjen luledielli, si një kulturë rezistente ndaj thatësirës, nga e cila mbillen mesatarisht rreth 7 milionë dynym dhe misri i rritur në një sipërfaqe prej 3-4 milionë dynym.
Në të njëjtën kohë, ndryshe nga vendet si Greqia, Turqia, Italia, Spanja, ku bujqve u kërkohet të përdorin një përqindje të caktuar të farave vendase për mbjellje, në vendin tonë kjo nuk është një praktikë e zakonshme. Arsyeja është se nuk ka një politikë shtetërore për të mbrojtur prodhuesit bullgarë të farës, tha në një intervistë për BNR-Varna Doc. Galin Georgiev, shefe e Departamentit "Përzgjedhja e lulediellit" në Institutin Bujqësor të Dobruxhës në Gjenerall Toshevo:
“Për nga cilësia, varietetet tona të grurit nuk janë inferiore ndaj atyre të huaja, të cilat kanë rendimente më të larta, por sipas treguesve të tjerë janë më të këqija se ato bullgare. Nuk është rastësi që një nga klientët më të mëdhenj, veçanërisht për institutin tonë, janë kompanitë turke që duan grurë cilësor. Në Turqi, gjëja e parë pasi ulet në tryezë është të vendoset bukë dhe ujë. Por prodhuesit tanë po kërkojnë të fitojnë dhe prandaj fokusohen në varietetet dhe hibridet e importuara.”
Sipas Doc. Georgiev, ky trend vërehet për dhjetë vjet. Eksperti është i bindur se nuk duhet të heqim dorë nga varietetet vendase, sepse përzgjedhja bullgare është krijuar në tokën amtare dhe është përshtatur me kushtet lokale. Përveç kësaj, farat e huaja fshehin rreziqe për tokën tonë, sepse hibridet e huaja mund të sjellin shumë sëmundje:
“Nga shumë rajone marr telefonata për sëmundje të lulediellit dhe do të ketë një komprometim të rendimentit me 10-15 për qind. Sipërfaqet me luledielli këtë vit janë pothuajse të njëjta me vitin e kaluar dhe janë ende mbi 7 milionë dynym. Mirëpo, të lashtat u mbollën kur nuk dihej se do të kishte luftë dhe edhe sikur të dihej kjo, duhet të respektohen përmasa të caktuara midis drithërave dhe kulturave vajore.”
Sa i përket grurit, pritshmëria është për një korrje shumë të mirë, si dhe për elbin dhe tritikalen (një hibrid artificial midis grurit dhe thekrës). Vetëm për krahasim, gruri i korrur në vitin 2021 ishte 7.16 milionë tonë ose 52 për qind më shumë se në vitin 2020 dhe nëse të korrat zhvillohen normalisht në verën e vitit 2022, në Bullgari as këtë vit nuk do të ketë mungesë mielli. Ekspertët janë të bindur se vaji dhe misëri nuk do të mungojnë.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Instituti Bujqësor i DobruxhësKa filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..