Në prani të Kryeministrit Kirill Petkov, Ministri i Financave Asen Vasilev dhe kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - /BERZH/ Odile Reno-Basso nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.
Në dokument, Institucioni Financiar Ndërkombëtar thekson se do të ndihmojë qeverinë bullgare në zbatimin e reformave strukturore dhe zbatimin e projekteve të financuara nga fondet e BE-së në periudhën programore 2021-2027. Institucioni në fjalë do të mbështesë gjithashtu projektet në sektorin e energjisë të përfshira në Planin bullgar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Plani, i financuar me 6.3 miliardë euro nga BE, përfshin projekte dhe reforma në kujdesin shëndetësor, arsim, transport, energji dhe digjitalizim.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..