Kisha Ortodokse kremton Ditën e Ngjitjes në qiell të Zotit tonë. Kjo festë bie gjithmonë të enjten, dyzet ditë pas Pashkëve. Meqenëse data e Pashkës ndryshon çdo vit, ndryshon edhe data e Festës së Ngjitjes. Sipas besimeve të krishtera, pas Ringjalljes së tij, Jezu Krishti mbeti në tokë për të predikuar mësimet e tij dhe për të folur me dishepujt e tij, duke lëvizur mes tyre si një njeri perëndi. Në ditën e 40-të, në rrëzë të Malit të Ullinjve pranë Jerusalemit, ai u ngjit në qiell. Me Ngjitjen në qiell të Krishtit përfundon akti i shpëtimit të njeriut dhe për këtë arsye dita quhet Dita e Shpëtimit.

Në kalendarin popullor, shtatë të enjtet pas Pashkëve festohen kundër breshërive, dhe e fundit prej tyre - Dita e Shpëtimit, lidhet me kultin ndaj të vdekurve. Besohet se në këtë ditë mblidhen shpirtrat e të gjithë të vdekurve që kanë qenë të lirë që nga e Enjtja e Madhe.
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..