Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij grek Nikolaos Panajotopoulos. Të dy ministrat duhej të diskutonin sot mbi bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes dhe perspektivat e zhvillimit të saj, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e partneritetit NATO-BE. Teksa Panajotopoulos dha një rezultat pozitiv për Covid-19 sot, Ministri bullgar i Mbrojtjes u takua me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Hardalias.
"Një shenjë e vërtetë e miqësisë sonë është se Greqia është angazhuar të sigurojë një togë antitank në grupin luftarak bullgar," tha Zakov pas takimit, duke theksuar se kjo është diçka që i duhet ushtrisë bullgare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve F-16, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në stërvitjen ushtarake. Zakov theksoi se Bullgaria dhe Greqia ndajnë një vlerësim të përbashkët për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreziqet për Detin e Zi, Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..