Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij grek Nikolaos Panajotopoulos. Të dy ministrat duhej të diskutonin sot mbi bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes dhe perspektivat e zhvillimit të saj, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e partneritetit NATO-BE. Teksa Panajotopoulos dha një rezultat pozitiv për Covid-19 sot, Ministri bullgar i Mbrojtjes u takua me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Hardalias.
"Një shenjë e vërtetë e miqësisë sonë është se Greqia është angazhuar të sigurojë një togë antitank në grupin luftarak bullgar," tha Zakov pas takimit, duke theksuar se kjo është diçka që i duhet ushtrisë bullgare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve F-16, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në stërvitjen ushtarake. Zakov theksoi se Bullgaria dhe Greqia ndajnë një vlerësim të përbashkët për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreziqet për Detin e Zi, Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..