Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij grek Nikolaos Panajotopoulos. Të dy ministrat duhej të diskutonin sot mbi bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes dhe perspektivat e zhvillimit të saj, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e partneritetit NATO-BE. Teksa Panajotopoulos dha një rezultat pozitiv për Covid-19 sot, Ministri bullgar i Mbrojtjes u takua me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Hardalias.
"Një shenjë e vërtetë e miqësisë sonë është se Greqia është angazhuar të sigurojë një togë antitank në grupin luftarak bullgar," tha Zakov pas takimit, duke theksuar se kjo është diçka që i duhet ushtrisë bullgare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve F-16, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në stërvitjen ushtarake. Zakov theksoi se Bullgaria dhe Greqia ndajnë një vlerësim të përbashkët për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreziqet për Detin e Zi, Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..