Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Bullgarisë për të shtyrë zbatimin e dispozitës më të diskutueshme të Paketës Mobile I të BE-së për kthimin e kamionëve në vendin e tyre të regjistrimit.
Në të njëjtën kohë, Agjencia Gjermane e Zhvillimit Ekonomik në numrin e fundit të buletinit Bulgarien Aktuell të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë shkruan se krizat globale, zinxhirët e prishur të furnizimit dhe kostot e larta të karburantit ndikojnë drejtpërdrejt në industrinë e transportit dhe logjistikës dhe i përkeqësojnë problemet. Këtë e ndiejnë shpeditorët dhe për këtë arsye ata përfitojnë nga tendenca e diversifikimit të furnizimeve nga ana e kompanive, duke përdorur logjistikën nga Bullgaria.Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..