Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ne festojmë folklorin bullgar më 22 qershor

Tradita jonë muzikore na dallon nga të gjitha kombet e Evropës dhe botës

Foto: arkiv

Dita e folklorit bullgar-22 qershor, sipas traditës do të shënohet me një koncert-spektakël “Kohë për folklor”-shfaqje dhe regjisor Asen Pavllov, themeluesi i ansamblit “Çinari”. E tij është dhe ideja për vendosjen e festës, e festuar për herë të parë në vitin 2019. Më 22 qershor në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës adhuruesit e folklorit bullgar do të shikojnë dhe do të dëgjojnë interpretime të nxënësve të Shkollës Kombëtare për Artet e Vallëzimit dhe të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, Shkolls Kombëtare Muzikore “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven , shkollave të kryeqytetit “Iluministët e popullit” dhe “Ivan Bogorov”, trios “Bullgarina, grupi “Etnotiks” , ansambli “Çinari”. Këta artist të rinj janë vetëm një pjesë nga mijëra bullgarët për të cilët muzika popullore dhe vallëzimi janë nevojë thelbësore, mënyrë jetese.

Në historinë e vet 86 vjeçare Radio Bullgaria i ka takuar dëgjuesit e vet me breza të tërë krijuesish në fushën e artit folklorik tek ne.

Mes tyre është këngëtarja e dashur popullore Verka Siderova, e cila para pak kohe festoi 96 vjetorin e saj.

“Jeta ime kaloi si një këngë. Por unë po vazhdoj të këndoj edhe sot dhe ndoshta do të vazhdoj deri në frymën time të fundit.”

“Unë as që mundem të përfytyroj jetën time pa këngën popullore”-tregon këngëtarja Popullore Zheçka Sllaninkova, por nën këtë fjali të shkurtër mundet të vendosin firmat e tyre akoma shumë bullgarë me zë të shkëlqyer të njohur e të panjohur

Këngëtarja e dashur folklorike Zheçka Sllaninkova thotë: “Nuk mund ta përfytyrojë jetën time pa këngën popullore”, por kjo është motoja e shumë këngëtarëve të tjerë bullgarë të njohur dhe të panjohur.

Këngëtarja e njohur nga veriu Vasillka Damjanova, e cila i ka kushtuar dekada të tëra këngës popullore si një zë nga "Misteri i zërave bullgarë", vitet e fundit ndan përvojën e saj me të rinjtë në grupin "Zërat e traditës", krijuar dhe drejtuar nga Daniell Spasov dhe Milen Ivanov.“Gëzohem se, këta njerëz të rinj i respektojnë interpretuesit më të vjetër”- thotë akoma ajo.

“Kënga popullore është një univers dhe gjithmonë do të na magjepsë”, thotë këngëtari i dashur trak Todor Kozhuharov.

Për këtë që folklori nuk i nënshtrohet kohës dëshmojnë dhe fjalët e Pllamena Gospodinovës. “Fëmijët tanë e duan këngën popullore, ata pëlqejnë të jenë në skenë, të fitojnë çmime dhe duartrokitje, kjo u jep krahë dhe i motivon” - thotë ajo për nxënësit e saj nga Shkolla e arteve “Ilia Avramov” pranë Vatrës Popullore të Kulturës “Dinjo Sivkov” nga qyteti Nova Zagora. Dhe akoma: “Çdo një fëmijë ka temperament të ndryshëm, të ndryshëm janë dhe për nga mosha. I bashkon kënga popullore, ata e interpretojnë me gëzim dhe me zemër.”

Kurse Tima Nedjallkova - këngëtare dhe pedagoge u uron të gjithë bullgarëve :”Të jemi krenarë me trashëgiminë tonë folklorike dhe me dinjitet tua transmetojmë fëmijëve dhe nipërve tanë, që të mbetet për brezat! Sepse tradita jonë muzikore është ajo e cila na dallon nga të gjitha kombet në Evropë dhe në botë”.

Radio Bullgaria u uron festën të gjithë atyre që nderojnë, respektojnë dhe ruajnë zakonet dhe artin tonë tradicional!

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 27 korrikun bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..

botuar më 24-07-27 8.20.PD
Fjetja e shën Anës

Të krishterët ortodoksë në Bullgari kremtojnë Fjetjen e Shën Anës

Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..

botuar më 24-07-25 6.10.PD

Profeti i shenjtë Ilia - i zgjedhuri i Zotit

Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..

botuar më 24-07-20 8.40.PD