Filmi dokumentar "Një spital në provincë", me regji të Ilijan Metev, u përfshi në programin kryesor të Festivalit të 56-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi Vari. Ai u prezantua nga i gjithë ekipi krijues, njofton Instituti Bullgar i Kulturës në Pragë.
Filmi tregon për një spital provincial në një qytet me popullsi prej 50 000 banorësh në Bullgarinë Perëndimore. Mjeku ekscentrik Popov dhe ekipi i tij luftojnë për mbijetesën e pacientëve në repartin e Covid. Filmi paraqet ngjarje të vështira përmes “bisedave të qeshura” në dhomat dhe korridoret e spitalit që tregojnë se njerëzit nuk e humbin sensin e humorit madje kur janë përballë vdekjes.Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..