Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov do të marrë pjesë në ceremoninë kushtuar ndërtimit të lidhjes së gazit me Greqinë

Kryeministri Petkov
Foto: EPA/BGNES

Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Greqi, ku me ftesë të kryeministrit grek Kiriakos Micotakis do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare për përfundimin e ndërtimit të Lidhjes të Gazit Greqi-Bullgari (IGB). Ngjarja do të zhvillohet në zonën e qytetit grek të Komotinit. Përveç kryeministrave të Bullgarisë dhe të Greqisë, do të marrë pjesë edhe Ministri i Energjetikës i Azerbajxhanit Parviz Shahbazov.

Lidhja e gazit Greqi-Bullgari do të lidhë rrjetet e transmetimit të gazit të dy vendeve fqinje, duke i siguruar Bullgarisë akses në Korridorin Jugor të Gazit dhe në një sërë burimesh të reja të gazit natyror, vë në dukje shërbimi për shtyp i qeverisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA analizon ekonominë bullgare

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ulë kostot e transaksioneve me partnerët kryesorë. Investitorët e huaj vazhdojnë të shprehin shqetësime për sundimin e ligjit, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA për klimën e..

botuar më 25-10-01 9.43.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin 2025

Gjatë natës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, pak më të larta përgjatë bregdetit, ndërsa në Sofje rreth 6°. Të mërkurën..

botuar më 25-09-30 7.35.MD
Deljan Peevski

"DPS-Fillimi i Ri" kërkon hetim mbi aktivitetet e Sorosit në Bullgari

Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me aktivitetet e George Sorosit dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre në territorin e..

botuar më 25-09-30 5.02.MD