Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Greqi, ku me ftesë të kryeministrit grek Kiriakos Micotakis do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare për përfundimin e ndërtimit të Lidhjes të Gazit Greqi-Bullgari (IGB). Ngjarja do të zhvillohet në zonën e qytetit grek të Komotinit. Përveç kryeministrave të Bullgarisë dhe të Greqisë, do të marrë pjesë edhe Ministri i Energjetikës i Azerbajxhanit Parviz Shahbazov.
Lidhja e gazit Greqi-Bullgari do të lidhë rrjetet e transmetimit të gazit të dy vendeve fqinje, duke i siguruar Bullgarisë akses në Korridorin Jugor të Gazit dhe në një sërë burimesh të reja të gazit natyror, vë në dukje shërbimi për shtyp i qeverisë.Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..