Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Greqi, ku me ftesë të kryeministrit grek Kiriakos Micotakis do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare për përfundimin e ndërtimit të Lidhjes të Gazit Greqi-Bullgari (IGB). Ngjarja do të zhvillohet në zonën e qytetit grek të Komotinit. Përveç kryeministrave të Bullgarisë dhe të Greqisë, do të marrë pjesë edhe Ministri i Energjetikës i Azerbajxhanit Parviz Shahbazov.
Lidhja e gazit Greqi-Bullgari do të lidhë rrjetet e transmetimit të gazit të dy vendeve fqinje, duke i siguruar Bullgarisë akses në Korridorin Jugor të Gazit dhe në një sërë burimesh të reja të gazit natyror, vë në dukje shërbimi për shtyp i qeverisë.Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..