Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Herbalizmi është një industri jetike për shumë nga vendbanimet e vogla në Bullgari

Midis 5 dhe 10% janë bimët e kultivuara të cilët prodhohen tek ne

Foto: „Bioprograma“

Pothuajse nuk ka njeri në Bullgari i cili të mos të njohë llojet kryesore të bimëve dhe të mos të ketë zhvilluar të paktën njëherë në jetën e tij një shërim përmes zierjes së barishteve. Vendi ynë ka një natyrë jashtëzakonisht të pasur dhe të larmishme, prandaj në territorin tonë ka një larmi të madhe prej bimëve kuruese. Sipas studiuesve tek ne rriten rreth 3600 lloje bimësh, ku për qëllime shëruese përdoren jo më shumë se 700, kurse çdo vit mblidhen rregullisht rreth 300 lloje bimësh. Prej dekadave të tëra jemi në listën e vendeve, në të cilat nxirren bimët medicinale me një cilësi më të lartë.Megjithatë, një pjesë e vogël e prodhimit të grumbulluar mbetet në vendin tonë, sepse më shumë se 80% e afro 15 mijë tonëve barishte të korrura çdo vit, eksportohen jashtë vendit, kryesisht në SHBA dhe vendet e Evropës Perëndimore. 


Problemi është se, kjo traditë e vjetër është gati të zhduket - që bullgarët të dalin në natyrë për të mbledhur barishte - kështu thotë Desisllav Dionisiev, drejtor ekzekutiv i një kompanie të madhe të produkteve bimore, e njohur si në vendin tonë ashtu edhe në tregjet botërore. ”Bimët janë një faktor në bujqësi, prandaj shumë vende në Bashkimin Evropian i kushtojnë një rëndësi të shumtë  herbalizmit dhe në veçanti kultivimit të bimëve”, tha ai për Radio Bullgarinë.

Desisllav Dionisiev

“Ka vetëm një mënyrë për të ruajtur interesin për mbledhjen e barishteve në vendin tonë, dhe kjo është që mbledhësit të paguhen në kohë që të kenë interes dhe të vazhdojnë të mbledhin barishte dhe më tutje, sepse kjo është një punë e mundimshme. Ka vende në Bullgari, ku akoma kjo është një veprimtari kryesore dhe një mënyrë jetese bazë për njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për mbajtjen e popullsisë, sepse në shumë zona të veçanta vendi ynë është i shpopulluar, nuk ka njerëz nëpër fshatra. Prandaj herbalizmi duhet të ruhet si mjet jetese dhe të mbështetet.Shumë shpejt në Bullgari do të ketë rreth 8-10 qytete me banorë kurse nëpër  fshatra nuk do të ketë se kush t’ju presë. Prandaj unë prej 30 vjetëve ngulmoj  që të vështrohet me një seriozitet të madh kjo degë shumë e rëndësishme për vendet e vogla të populluara. Por, deri tani asnjë nuk i kushtonte vëmendje, dyshoj se edhe tani asnjë nuk do të më dëgjojë.”


Në Bullgari askush nuk i kushton rëndësi herbalizmit - thotë akoma Desisllav Dionisiev dhe shton se kompania e tij i paguan shtetit tarifa të larta për përdorimin e produkteve natyrale.Por këto para nuk pëdoren për zhvillimin e sektorit dhe ka nevojë urgjente edhe për trajnimin e njerëzve që mbledhin barishtet, sepse ata duhet të njohin mirë qindra lloje bimësh që ekzistojnë në trojet tona. Në vendin tonë kultivohen disa lloje bimësh, duke siguruar sasi më të mëdha dhe duke kontrolluar cilësitë e bimëve mjekësore. Këtu kultivohen kryesisht balsami i limonit, nenexhiku, gjembaku i qumështit, kuqja medicinale, trumza, por kjo është midis 5 dhe 10% të vëllimit të përgjithshëm të bimëve që mblidhen në Bullgari" - sqaron Desisllav Dionisiev:


“Kërkesat për cilësi janë vazhdimisht në rritje në mbarë botën dhe ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të qenë konkurrues dhe për të arritur nivelet që janë vendosur në botë.Ne eksportojmë barishte me shumicëPasi barishtet blihen nga personat që i mbledhin, në fabrikë fillon një proces i gjatë derisa ato të jenë gati për eksport. Vetëm në degën bullgare "Bioprogram" punojnë në mënyrë të përhershme rreth 200 persona, në Poloni janë 15 , në SHBA ka një kompani ku punojnë 30 persona për kompaninë tonë.Përveç këtyre vendeve të punës, megjithatë, ne ofrojmë mënyrë jetese për mijëra njerëz të tjerë, ata që kultivojnë dhe ata që prodhojnë si dhe ata që mbledhin barishtet. Kjo nuk është thjesht një punë sezonale, por një punë gjatë gjithë vitit. Nga klientët tanë të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara që të gjithë e njohin emrin tonë, firmat e mëdha në Evropë po kështu na njohin. Kur flasim për një biznes të suksesshëm, nuk ka kuptim që t’i bëjmë reklamë vetes, me rëndësi është të kryejmë punën tonë mirë dhe fakti se jemi të kërkuar kaq shumë, do të thotë se kemi suksese.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: „Bioprograma“




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD

Qeveria lejoi furnizimin e mallrave dhe teknologjive nga Rusia për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..

botuar më 24-09-18 6.26.MD