Presidenti Rumen Radev i dorëzoi "BSP për Bullgarinë" mandatin e tretë dhe të fundit eksplorues për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. Mandatin e mori Georgi Svilenski, kryetar i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”. Presidenti tha se e majta ka treguar aftësinë e saj për të kërkuar konsensus. Sipas tij, politikanët bullgarë duhet të udhëhiqen nga vlerat që janë prioritet për BSP-në - drejtësia, solidariteti dhe liria. Sipas kushtetutës, nuk ka afat brenda të cilit mund të zbatohet mandati. Megjithatë, kjo pritet të ndodhë brenda një jave.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova tha se kandidatura për kryeministër duhet të vijë nga grupi më i madh parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). BSP nis bisedimet dhe negociatat e para do të jenë me PP. Përveç PP-së, BSP do të negociojë me “Bullgarinë Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”, por nuk do të negociojë me GERB-SDS, DPS dhe “Vëzrazhdane”.Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..