Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendbanimi antik Aquae Calidae pranë Burgasit zbulon sekretet e veta

Foto: burgas.bg

Një pjesë e një kanali të hershëm romak të shekullit të I u zbulua gjatë gërmimeve të një banje romake në territorin e vendbanimit antik të Akve Kalide gjatë sezonit aktual arkeologjik.U gjetën gjithashtu struktura nga dhoma mesjetare të suvatuara me horasan dhe baltë, si dhe një pjesë e një muri mesjetar, raportuan nga Muzeu Historik Rajonal në Burgas.

Gjatë eksplorimit të zonës pranë qytetit bregdetar të Detit të Zi, u gjetën edhe monedha të vjetra, kryesisht të shekullit të IV, vula mesjetare të shekullit të XI, si dhe sasi të mëdha qeramike artistike të shekujve XII-XIII. Përpara disa ditëve, arkeologët janë ndeshur me një gjetje unike. Bëhet fjalë për një altar krejtësisht të ruajtur me një mbishkrim mjaft interesant në latinisht nga shekulli i II pas lindjes së Krishtit.  Prej tij mësojmë se është ngritur në shenjë të falënderimit ndaj nimfave (mbrojtëse të burimeve dhe dhuruese të shëndetit) me një dedikim nga një oficeri romak, i lindur në qytetin Parma në Itali, i dërguar për të shërbyer në Ballkan.

Burimi me ujë të ngrohtë pranë banjave minerale të sotme të qytetit Burgas është i njohur prej shekujve. Pelegrinët nga afër dhe nga larg janë dyndur këtu për t'u lutur për shëndet dhe shërim të sëmundjeve të tyre. Sipas burimeve historike, “Aquae Calidae” e ka zanafillën rreth burimeve minerale pranë qytetit të sotëm Burgas, që në mijëvjeçarin e parë para Krishtit. Atëherë fiset trake ndërtojnë rreth burimit të zjarrtë  faltoren e bukur të  Tri Nimfave. Kompleksi i banjave mbulon një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh. Për shkak të fluksit të vazhdueshëm të njerëzve drejt ujit shërues, rreth banjës formohet një qytet i tërë. Romakët e kanë quajtur vendin Aqua Calide - “Ujëra të ngrohta”. Gjatë vitit 61 pas lindjes së Krishtit Perandori Neron ngre pranë vendit të shenjtë një banjë magjepsëse, më vonë formohen dhe murre rrethuese. Gjatë mesjetës Aqua Calidebëhet e njohur si Terma ose Termopolis (nga greqishtja - qytet i ngrohtë). Gjatë shekullit të 16 sulltani Sjulejman i Madhërishëm i vlerëson cilësitë shëruese të ujit dhe ndërton këtu një banjë moderne turke për kohën e vet.


Në ditët e sotme, turistët mund të shikojnë banjën krejtësisht të restauruar të sulltanit Sjulejman i Madhërishëm, të veshur me mermer dhe me qeramikën karakteristike për Orientin.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: aquae-calidae.com, burgas.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Në tunelet e kohës – Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik

I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..

botuar më 25-09-13 10.00.PD