Parlamenti hodhi poshtë programin qeverisës të shumicës në largim, të propozuar nga BSP, e cila mori mandatin e tretë, të fundit eksplorues për të formuar një qeveri.
Me propozim të opozitës, me 119 vota “pro”, 106 “kundër” dhe një “abstenim” dhe pas rivotimit, u hoq nga programi javor i parlamentit projektvendimi i paraqitur nga “BSP për Bullgarinë” për miratimin e një programi legjislativ të parlamenti për periudhën deri në dhjetor 2022.
Deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Jordan Conev e përkufizoi si “nihilizëm ligjor” idenë e së majtës për të transferuar në parlament përgjegjësinë për dështimin e mandatit të fundit për të formuar një qeveri në kuadrin e parlamentit aktual. “Për të mos thënë se kushtet për formimin e qeverisë nuk pranohen me vendim të parlamentit”, shtoi Conev.
Desisllava Atanasova nga GERB komentoi se aksioni i BSP ishte një veprim PR. “As do të ketë kabinet, as do të zbatohet ky program legjislativ”, theksuan nga forca më e madhe opozitare.
“Të enjten do t’ia kthejmë mandatin Presidentit Rumen Radev si të paplotësuar. GERB, DPS, “Ka popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” nuk duan të ketë ligje, nuk duan të ketë rregullator energjie, duan të ketë kaos dhe paligjshmëri”, tha kryetari i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë” Georgi Svilenski në një konferencë për shtypin në parlament.
“Në këtë situatë dhe sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të BSP-së, ne do ta kthejmë mandatin më 28 korrik”, shtoi Svilenski. Se kur do të caktohen zgjedhjet parlamentare - përgjigja është në duart e presidentit.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..