Respekti i botës ortodokse për ikonat e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve është veçanërisht i fortë. Ato janë lidhja në komunikimin me Zotin, prandaj besimtarët u drejtojnë atyre lutjet e veta në raste të ndryshme. "Besimi në imazhet mrekullibërëse të Nënës së Zotit është filli lidhës midis kishave dhe manastireve në Ballkan, në të cilat ikona çudibërëse dhe lipsana të shenjta ruhen si relike të çmuara," vëren Snezhana Joveva, drejtoreshë e Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, me rastin e ekspozitës me posterë "Ikonat çudibërëse dhe lipsanat e shenjta në Ballkan". Ekspozita është vepër e studiuesve nga Qendra për Studime Sllavo-Bizantine "Prof. Ivan Dujçev" pranë Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit", me mbështetjen dhe partneritetin e Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Hapja e aktivitetit është në festën e madhe të Krishterë të Nënës së Zotit (15 gusht), në Qendrën Kulturore "Trakart" në qytetin e Plovdivit dhe është një lloj tregimi për mrekullitë që lidhen me ikonat çudibërëse dhe lipsanat e shenjta nga manastiret e ndryshme ballkanike.
Cili është mesazhi i saj?
“Në Ballkan të gjithë duhet të kërkojmë shumë më tepër dialogun, sesa konfrontimin, gjë që ndodh shpesh”, thekson Snezhana Joveva në një intervistë për Radio Vatikanin.
Besimi dhe ruajtja e këtij kujtimi – përmes manastireve, përmes historive njerëzore për mrekullitë, janë një mesazh jashtëzakonisht i mirë. Dhe në këto 24 panele posterësh do ta shihni këtë histori - nga Manastiri "Shën Gjon Vladimiri" pranë Elbasanit – Shqipëri, ose Manastiri i Bigorit - Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga Manastiri i Rillës, fuqia mrekullibërëse e Relikteve të Shenjta dhe adhurimi para ikonës mrekullibërëse të Nënës së Shenjtë. Sipas nesh duhet ta ndajmë këtë kujtim kolektiv për çudinë dhe t’i bëjmë njerëzit për ta kërkuar Zotin më shpesh.
Që nga viti i kaluar e deri në këtë moment, ekspozita është e pranishme në programet e misioneve tona diplomatike në mbarë botën dhe gëzon interes të madh. Në fillim të këtij viti, ajo vizitoi Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut - Shkup, duke theksuar mrekullitë që lidhen me ikonën e Shën Gjon Pararendësit në Manastirin e Bigorit dhe eshtrat e ruajtura të Shën Klementit të Ohrit në kishën “Shën Pantelejmon” në Ohër. Para kësaj ajo ishte prezantuar në Beograd të Serbisë, në Berat dhe Tiranë të Shqipërisë, e më pas në Afrikën e Jugut, Itali, Zvicër dhe Bjellorusi.
“Rruga e kësaj ekspozite i është drejtuar botës, nëse mund ta themi në këtë mënyrë – thekson Snezhana Joveva. – Premiera u mbajt në gusht (të vitit 2021 - red.), në prag të festës së madhe të krishterë të Fjetjes së Hyjlindëses Mëri, në galerinë tonë të rinovuar "Misioni" pranë Ministrisë e Punëve të Jashtme. Mund të shfaqet në të gjitha misionet tona diplomatike, jo vetëm në vendet e Ballkanit, por kudo ku ka interes për të. Përveç bullgarishtes është edhe në anglisht”.
Në hapjen e ekspozitës në Plovdiv do të prezantohet një katalog dygjuhësh me tregime për ikonat çudibërëse dhe lipsanat e shenjta në Ballkan.
Më shumë për respektin e bullgarëve ndaj ikonave mrekullibërëse me imazhin e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë "Ikonat e Nënës së Zotit në Nesebër dhe Arbanasi ndihmojnë gratë të kenë fëmijë".
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @culturalinstitute.mfa, vaticannews.va
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën..