Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëroi për një operacion të mundshëm rus në centralin atomik “Zaporozhie”, pasi punëtorët në termocentralin bërthamor të kapur nga Rusia u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi sot, raportoi DPA. “Ne kemi frikë se pas granatimeve të termocentralit, forcat ruse tani po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist”, tha agjencia e inteligjencës. Ndërkohë, Moska deklaroi se Kievi po planifikon një provokim në centralin bërthamor për sot.
“Shkaktimi i ndonjë dëmtimi në termocentral do të ishte vetëvrasje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili foli me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodimir Zelenski dhe Rexhep Tajip Erdogan në qytetin ukrainas të Lviv. Në fjalimin e tij të vonë, Volodimir Zelenski theksoi se Rusia duhet t'i japë menjëherë akses në termocentral Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Në takimin trepalësh, Rexhep Erdogan shprehu gatishmërinë e tij për të marrë sërish një rol ndërmjetësues. "Shpresoj se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve," tha ai. Megjithatë, Volodimir Zelenski përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Rusinë përpara se ajo të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. “Njerëzit që vrasin, përdhunojnë, godasin çdo ditë objektiva civile në qytetet tona me raketa lundrimi, nuk mund të kërkojnë paqe. Së pari ata duhet të largohen nga territori ynë, pastaj do të shohim”, tha Presidenti ukrainas.
Dy fshatra ruse u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet lokale. Nuk u raportua për viktima, por banorët e Timonovos dhe Soloti u zhvendosën në një distancë të sigurt, tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vjaçeslav Gladkov. Zjarri vjen disa ditë pas shpërthimeve në një bazë ushtarake dhe depo municioni në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Moska. Të paktën katër shpërthime ndodhën mbi Sevastopol, por nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Dy punonjësit e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave", të cilët kërkuan ryshfet nga shoferët e kamionëve të huaj që transportonin pajisje..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa përgjatë bregdetit deri në 13°C. Në Sofje, mëngjesi do të jetë rreth 6°C...
Ministria e Turizmit mori pjesë në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit në Japoni - Tourism Expo Japan (TEJ), e cila u mbajt nga..