Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti bullgar Simeon II është monarku i tretë më i moshuar në Evropë. Ai mbushi 85 vjeç më 16 korrik. Ndryshe nga mbretërit e Serbisë, Rumanisë dhe Greqisë, të cilët abdikuan pas Luftës së Dytë Botërore, mbreti bullgar nuk abdikoi kurrë nga froni.
Simeoni II mund të ishte gjithashtu rekorderi për sundimin më të gjatë, nëse Bullgaria nuk u shpall republikë. Ai e mori kurorën më 28 gusht 1948. Kështu ai do të kishte qenë në pushtet për më shumë se 74 vjet, më shumë se edhe mbretërimi i Louis XIV prej 72 vjetësh e 110 ditësh.
Aktualisht, monarkët më të vjetër në Evropë janë Papa Françesku, i cili mbushi 85 vjeç më 17 dhjetor 2021, dhe Mbreti Harald V i Norvegjisë. Ai gjithashtu mbushi 85 vjeç më 21 shkurt.
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...