Edicioni i radhës i Vrapimit Ndërkombëtar Rrugor “Vrapimi i Shpirtit të LirëGjurgevo – Ruse” mbahet më 25 shtator. Starti i vrapimit do të jetë në qendër të qytetit Gjurgevo, Rumani, ndërsa finali - në qytetin Ruse të Bullgarisë, njoftoi Bashkia e qytetit Ruse. Pritet që pjesëmarrësi më i shpejtë të vrapojë distancën prej 15 kilometrash për 45 minuta. “Duke organizuar vrapimin, ne po dëshmojmë lidhjen tonë të natyrshme dhe miqësinë me popullin rumun”, tha Nënkryetari i Bashkisë së qytetit Ruse Enço Ençev. Marrin pjesë vrapuesit më të mirë bullgarë, si dhe shumë amatorë. Raporti mes bullgarëve dhe rumunëve është 50/50.”
Rreth 300 pjesëmarrës nga Bullgaria, Rumania, Izraeli, Turqia, Afrika e Jugut, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të marrin pjesë në këtë garë me një fond çmimi prej 6000 euro. Vrapuesi më i moshuar është një bullgar 75-vjeçar i cili mori pjesë në të gjitha edicionet e deritanishme të vrapimit.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..