Përmbledhja me poezi “Në kufi. Poezia në të çarë" e Donka Dimovës, e cila jeton në Bremen, fitoi çmimin për poezi në konkursin "Fiksioni bashkëkohor bullgar pa kufij" 2022, njoftuan organizatorët nga Fondi Kombëtar i Donatorëve "13 shekuj Bullgaria". Konkursi organizohet për herë të parë me partneritetin e administratës presidenciale. Donka Dimovapunon si punonjëse sociale në Gjermani.
Në rubrikën e prozës Zdravka Vlladova-Momçeva nga Britania e Madhe u shpërblye me përmbledhjen me tregime "Udhëkryq dhe ishuj". Ajo ka lindur në Veliko Tërnovo. Që nga viti 2000 jeton në Londër dhe prej 15 vitesh jep mësime të gjuhës dhe letërsisë bullgare në shkollën bullgare "Ivan Stançov" pranë Ambasadës Bullgare atje.Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..