Përmbledhja me poezi “Në kufi. Poezia në të çarë" e Donka Dimovës, e cila jeton në Bremen, fitoi çmimin për poezi në konkursin "Fiksioni bashkëkohor bullgar pa kufij" 2022, njoftuan organizatorët nga Fondi Kombëtar i Donatorëve "13 shekuj Bullgaria". Konkursi organizohet për herë të parë me partneritetin e administratës presidenciale. Donka Dimovapunon si punonjëse sociale në Gjermani.
Në rubrikën e prozës Zdravka Vlladova-Momçeva nga Britania e Madhe u shpërblye me përmbledhjen me tregime "Udhëkryq dhe ishuj". Ajo ka lindur në Veliko Tërnovo. Që nga viti 2000 jeton në Londër dhe prej 15 vitesh jep mësime të gjuhës dhe letërsisë bullgare në shkollën bullgare "Ivan Stançov" pranë Ambasadës Bullgare atje.Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..