Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Panairin e Librit në Frankfurt marrin pjesë 150 shtëpi botuese bullgare me mbi 300 tituj

7
Foto: Facebook /@BulgarianBookAssociation

Nga data 19 deri më 23 tetor, Frankfurti pret Panairin tradicional Ndërkombëtar të Librit, i konsideruar si panairi më i madh i librit në botë. Në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë 7500 ekspozues dhe pritet që deri në fund të javës veprimtaria të frekuentohet nga 285 000 profesionistë të industrisë.

Bullgaria këtë vit përfaqësohet nga mbi 150 shtëpi botuese. Vizitorët në stendën bullgare B88, që ndodhet në sallën 4.0, mund të njihen me shembujt më të mirë të letërsisë sonë klasike dhe moderne. Prezantohen mbi 300 tituj, duke përfshirë librat e dekoruar dhe të nominuar të dy viteve të fundit.

Të dielën (23.10) në orën 11.30, përfaqësuesit e Shoqatës “Libri Bullgar”, e cila është organizatore e pjesëmarrjes sonë, do të takojnë fëmijët e shkollave bullgare në Frankfurt dhe Mainz, ndërsa aktiviteti do të mbyllet me një lexim letrar në kuadër të fushatës #Kauza Shkollim.


Aty ku ka bullgarë, ka edhe libër, gjuhë dhe kulturë bullgare. Besoj se të dhënat alarmante të viteve të fundit në lidhje me shkrim-leximin janë vetëm një pengesë e përkohshme që mund të kapërcehet duke ndezur dashurinë për leximin, si dhe me programin kombëtar # Kauza Shkollim” – tha në hapjen e forumit kryetarja e Shoqatës “Libri Bullgar”, Desisllava Aleksieva.

Në kuadër të panairit në Frankfurt ka mundësi edhe për takime mes profesionistëve bullgarë dhe të huaj në fushën e botimit të librave. Pjesëmarrësit në forum diskutojnë çështje që lidhen me të drejtën e autorit në internet, punën me bibliotekat dhe lexuesit, nismat legjislative të BE-së dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme - TVSH-në zero për librat, e cila u rekomandua nga Direktiva e Komisionit Evropian në fillim të këtij viti.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /@BulgarianBookAssociation, ЕPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..

botuar më 25-10-02 9.15.MD

"Cirkolution" në Sofje!

24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..

botuar më 25-09-28 8.05.PD

Nga data 20 tetor fillon programi i bullgaristikës në Universitetin e Illinoisit

"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..

botuar më 25-09-24 4.20.MD