Në tremujorin e dytë /prill-qershor/ të vitit 2022, Bullgaria është shënuar si vendi brenda BE-së, ku më pak persona kanë arritur t'i përmbushin shpenzimet pa vështirësi - vetëm 3.6%.
Në anën tjetër të shkallës - me përqindjen më të lartë të njerëzve që përballojnë lehtësisht shpenzimet e jetesës - janë finlandezët - 40.5%.
Këtë e tregojnë të dhënat e Eurostat-it, të publikuara sot dhe të cituara nga BTA. Përqindja e popullsisë që ka vështirësi për të përballuar jetesën lëviz midis vendeve nga 11% -në Finlandë, në 39.8% - në Bullgari.
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..