Më shumë se 450 milionë njerëz në mbarë botën kanë çrregullime mendore, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bullgarët vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit (11,4%), depresioni (6,2%), abuzimi me substancat (3,3%). Parandalimi dhe përpjekjet për të parandaluar thellimin e problemeve mendore janë një çështje veçanërisht e rëndësishme që prek gratë dhe burrat. Dhe meqenëse seksi më i fortë është më pak i prirur për të kërkuar ndihmë të specializuar, mjetet e artit vijnë në shpëtim.
Një lloj apeli për meshkujt që të flasin për shëndetin e tyre mendor dhe të kërkojnë ndihmë, pa pasur frikë se mund të gjykohen nga shoqëria, është fotoekspozita “Dëgjo zërin tim”. Me ndihmën e një kodi të veçantë QR të vendosur në fotot e fotografit Pavell Çervenkov, vizitorët në galerinë e Sofjes "Misioni 23" kanë mundësinë të dëgjojnë zërat e 7 personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, poezisë, sportit, teatrit dhe arteve pamore. Ata japin këndvështrimin e tyre për këtë çështje, duke ndarë histori personale që dëshmojnë se pavarësisht ashpërsisë së tyre, burrat gjithashtu mund të jenë të pambrojtur.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, Facebook/missia23Më 22 maj, në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake hapet një ekspozitë e quajtur "Një çek shumëngjyrësh në Bullgari". Ekspozita i kushtohet 165-vjetorit të lindjes dhe 110-vjetorit të vdekjes së Jarosllav Veshin - piktorit të parë kryesor në..
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", Shkolla e Mesme Kombëtare për Gjuhë dhe Kultura të Lashta "Konstantin-Kirill Filozofi", Instituti Kulturor Bullgar në Bratislavë dhe Fondacioni Glagolitik do të pranohen sot anëtarë të plotë të..
Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit sllav , në Sofje do të mbahet një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Misionet e krishtera..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti..