Më shumë se 450 milionë njerëz në mbarë botën kanë çrregullime mendore, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bullgarët vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit (11,4%), depresioni (6,2%), abuzimi me substancat (3,3%). Parandalimi dhe përpjekjet për të parandaluar thellimin e problemeve mendore janë një çështje veçanërisht e rëndësishme që prek gratë dhe burrat. Dhe meqenëse seksi më i fortë është më pak i prirur për të kërkuar ndihmë të specializuar, mjetet e artit vijnë në shpëtim.
Një lloj apeli për meshkujt që të flasin për shëndetin e tyre mendor dhe të kërkojnë ndihmë, pa pasur frikë se mund të gjykohen nga shoqëria, është fotoekspozita “Dëgjo zërin tim”. Me ndihmën e një kodi të veçantë QR të vendosur në fotot e fotografit Pavell Çervenkov, vizitorët në galerinë e Sofjes "Misioni 23" kanë mundësinë të dëgjojnë zërat e 7 personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, poezisë, sportit, teatrit dhe arteve pamore. Ata japin këndvështrimin e tyre për këtë çështje, duke ndarë histori personale që dëshmojnë se pavarësisht ashpërsisë së tyre, burrat gjithashtu mund të jenë të pambrojtur.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, Facebook/missia23Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). Mesatarisht, sipas një studimi nga Klubi i Ekspertëve për Ekonominë dhe Politikën,..
Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti..