Muzeu i Shkencës dhe Industrisë i Çikagos është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në botë, me mbi 35 000 ekspozita. Këtë vit bëhen 8 dekada nga fillimi i një tradite të bukur atje – dekorimi i pemëve të Krishtlindjeve, si çdo vit numri i tyre rritet. Në vitin 2020 kishte 40 pemë, vitin tjetër - 53, dhe aktualisht - 57. Dekorimi është krijuar nga përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike në qytetin e erërave, dhe për të tretin vit me radhë ka edhe një pemë bullgare të Krishtlindjeve. "Këtë vit ekipi ynë e bëri shumë më shpejt dhe pema e Krishtlindjes tashmë është zbukuruar, duke treguar folklorin e pasur dhe trashëgiminë kulturore bullgare," thotë Anna Maria Bunev.

Pjesëmarrja e parë bullgare në një festë para Krishtlindjeve në muze ishte e ansamblit "Valle" në vitin 2012, kur për herë të parë para publikut vendas ia shfaqën bukurinë e valleve popullore dhe kostumeve kombëtare bullgare.
Ekspozita me 57 pemët e bukura të Krishtlindjeve mund të shikohet nga të gjithë banorët dhe mysafirët e Çikagos deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Anna Maria Bunev"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..