Out of Muse bashkon Borisllava Jordanova (vokal), Radosllav Marinçev (kitarë), Snezhanka Borisova (bas kitarë) dhe Nikollaj Stanev (bateri). Muzikantët shënojnë një vit që nga formimi i grupit me një album të vet të debutimit. E titulluan “Emri yt”, nga një prej këngëve në të. Dhe ata janë gjithsej shtatë dhe janë në bullgarisht, pavarësisht se emri i grupit është në anglisht. Autorë të të gjitha këngëve (muzikë dhe tekst) janë katër muzikantët.
“Ne e quajtëm grupin “Out of Muse” sepse nuk kemi një muzë specifike, frymëzimi ynë vjen nga kudo - nga njerëzit përreth nesh, nga puna jonë së bashku... – tha për Radio Bullgarinë Borisllava, vokalistja e grupit. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” për këngë popullore, vazhdoi arsimin në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”, duke shtuar si specialitet kompozicionin dhe aktualisht kryen studimet master në menaxhimin e muzikës. Para pak kohe ajo ishte ndër bashkëpunëtorët e Radio Bullgarisë dhe shkroi disa materiale interesante për auditorin tonë.
Anëtarët e tjerë të grupit janë gjithashtu të angazhuar profesionalisht në muzikë, ndërsa Nikollaj po studion në të njëjtën kohë për drejtësi. Të katër marrin pjesë në projekte të natyrave të ndryshme, gjë që pasuron tingullin e këngëve të tyre, të cilat kanë ndikime funk, etno, blues e deri në metal.
Albumi “Emri yt” u incizua me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar “Kultura” dhe prej disa ditësh është në të gjitha platformat muzikore. Ai do të prezantohet më 14 dhjetor në një klub të kryeqytetit. Grupi do të prezantojë edhe disa nga këngët e tyre më të fundit, të cilat do të dalin në tregun muzikor në fillim të vitit të ardhshëm.
Foto: Facebook / Out of Muse
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..