Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Out of Muse prezanton albumin e debutimit

2
Foto: Facebook / Out of Muse

Out of Muse bashkon Borisllava Jordanova (vokal), Radosllav Marinçev (kitarë), Snezhanka Borisova (bas kitarë) dhe Nikollaj Stanev  (bateri). Muzikantët shënojnë një vit që nga formimi i grupit me një album të vet të debutimit. E titulluan “Emri yt”, nga një prej këngëve në të. Dhe ata janë gjithsej shtatë dhe janë në bullgarisht, pavarësisht se emri i grupit është në anglisht. Autorë të të gjitha këngëve (muzikë dhe tekst) janë katër muzikantët.

Ne e quajtëm grupin “Out of Muse” sepse nuk kemi një muzë specifike, frymëzimi ynë vjen nga kudo - nga njerëzit përreth nesh, nga puna jonë së bashku... – tha për Radio Bullgarinë Borisllava, vokalistja e grupit. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” për këngë popullore, vazhdoi arsimin në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”, duke shtuar si specialitet kompozicionin dhe aktualisht kryen studimet master në menaxhimin e muzikës. Para pak kohe ajo ishte ndër bashkëpunëtorët e Radio Bullgarisë dhe shkroi disa materiale interesante për auditorin tonë.

Anëtarët e tjerë të grupit janë gjithashtu të angazhuar profesionalisht në muzikë, ndërsa Nikollaj po studion në të njëjtën kohë për drejtësi. Të katër marrin pjesë në projekte të natyrave të ndryshme, gjë që pasuron tingullin e këngëve të tyre, të cilat kanë ndikime funk, etno, blues e deri në metal.

Albumi “Emri yt” u incizua me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar “Kultura” dhe prej disa ditësh është në të gjitha platformat muzikore. Ai do të prezantohet më 14 dhjetor në një klub të kryeqytetit. Grupi do të prezantojë edhe disa nga këngët e tyre më të fundit, të cilat do të dalin në tregun muzikor në fillim të vitit të ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Out of Muse



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD