Po krijohet një mekanizëm për kërkimin e përgjegjësisë penale të Prokurorit të Përgjithshëm. Në një konferencë në Këshillin e Ministrave, ministri i drejtësisë nga qeveria e përkohshme Krum Zarkov bëri të ditur se ky mekanizëm parashikon që një gjyqtar penal nga Gjykata e Lartë e Kasacionit, nga Gjykata e Apelit, apo Gjykata e Qarkut, por me gradën gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit, që të udhëheqë një hetim kundër Prokurorit të Përgjithshëm, ose zëvendësit të tij kur është e nevojshme. Ky prokuror ad hoc (i posaçëm) do të emërohet prokuror në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit dhe do të caktohet sipas parimit të rastësishëm. Sipas Zarkovit, është duke u vendosur edhe kontrolli i brendshëm prokurorial mbi veprimet e këtij prokurori special, të cilin kontroll do ta kryejë një tjetër gjyqtar penal nga Gjykata Supreme.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..