Rindërtimi i Ukrainës pas luftës do të jetë projekti më i madh ekonomik në Evropë, tha presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij vjetor në Verhovna Rada, informoi DPA. Ai u kërkoi ligjvënësve të miratojnë ligje për të tërhequr investitorët e huaj dhe shtoi se ka diskutuar për rimëkëmbjen e vendit me drejtorin e kompanisë amerikane të investimeve Blackrock Larry Fink. Zelenski gjithashtu theksoi synime të tjera - refugjatët të kthehen në Ukrainë; vendi të marrë përsëri të gjithë robërit e luftës. Në fjalimin e tij, presidenti vuri në dukje se industria ukrainase e armëve është një nga më të zhvilluarat në botë dhe se detyra e saj është të kontribuojë në rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës. Sipas tij, në vitet e ardhshme vendi do të shpenzojë mbi 30 miliardë dollarë për mbrojtje.
Kanë mbetur vetëm disa civilë në qytetin Bahmut, që ndodhet në rajonin e Doneckut, shkroi më herët Volodimir Zelenski në Facebook, raportoi France Press. Muajt e fundit, qyteti, dikur i banuar nga 70 000 njerëz, është kthyer në një arenë luftimesh të ashpra. “Nuk ka vend në Bahmut i cili të mos jetë i mbuluar me gjak, nuk ka orë në të cilën të mos kumbojë gjëmimi i tmerrshëm i artilerisë”, ka shkruar presidenti ukrainas dhe postimin e tij e ka shoqëruar me foto të rrënimit të qytetit.
Rusia ka shtuar sulmet në qytetin Herson gati gjashtë javë pasi u pushtua nga forcat ukrainase. Më shumë se 25 vendbanime rreth Hersonit dhe Zaporizhie u granatuan - ka viktima dhe dëmtime në infrastrukturën civile, sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase.
Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin e rajoneve Doneck, Lugansk, Zaporozhie dhe Herson, të cilat tashmë janë pjesë e Federatës Ruse, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai hodhi poshtë planin e paqes prej 10 pikash të presidentit ukrainas, që parashikonte tërheqjen e trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës (pra nga të gjitha territoret e pushtuara që nga viti 2014). Moska ka siguruar se është e gatshme të negociojë me Kievin, por nuk sheh një dëshirë nga ana e tij, vëren Reuters. Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington citoi ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov të ketë thënë se Rusia do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje ushtarake të konfliktit derisa qeveria ukrainase të kapitullojë para kushteve të saj.Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një..